Thirrja e bere permes rrjeteve sociale, prania ne to e tifozeve te vjeter apo dhe emrave legjendare te klubit, e ka bere efektin e vet. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit, numri i tifozeve te pranishem ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” ka qene me i madh se çdo here tjeter kete sezon.

Ata e kane mbeshtetur papushim skuadren e tyre ne ndeshjen e veshtire ndaj Partizanit dhe e kane bere ne menyren me te mire te mundshme duke qene shume korrekt ne te gjitha drejtimet.

Si rrjedhoje, kane marre edhe falenderimet e vete klubit shkodran. Ky i fundit permes nje postimi te ndare ne rrjetet sociale pak minuta me pare i falenderonte ata per mbeshtetjen.

“Rezultati i ndeshjes së djeshme ndaj Partizanit nuk ishte ai që të gjithë dëshironim, por ne “e fituam” ndeshjen tonë. Fituam tifozin tonë të mrekullueshëm që kishte mbushur shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës- Vllazninë.

E bënë në mënyrën më të mirë të mundshme duke treguar edhe njëherë tjetër se janë dhe mbeten të veçantë. Krenarë për Ju!