Dita e sotme, ashtu siç e kemi bere te ditur, ka qene e veçante per dy prej figurave te shquara te futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Paulin Ndojen dhe Rauf Çangen te cilet festojne pervjetoret e tyre te lindjes.

Por perveç urimeve te shumta qe kane marre, urimin me te bukur e kane marre nga vete klubi Vllaznia. Perveç faqes zyrtare te tij, perveçse i ka uruar per pervjetoret e ditelindjes se tyre, u ka thene edhe faleminderit per kontributin qe kane dhene per kete skuader dhe per ngjyrat kuqeblu.

URIM
Ditën e sotme dy prej emrave të shquar të historisë së Vllaznisë, pikërisht Paulin Ndoja dhe Rauf Çanga, festoinë ditëlindjet e tyre, pikërisht Ndoja 74 vjetorin dhe Çanga 76 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, KF Vllaznia i uron edhe 100 vite të tjera dhe njëkohësisht u thotë: Faleminderit për kontributin që keni dhënë për këtë skuadër dhe ngjyrat kuqeblu!