Paraqitja e dorëheqjes nga ana e drejtorit sportiv Eugent Zeka erdhi si një lajm i papritur tek drejtuesit e klubit Vllaznia. Ditën e sotme, në lidhje me interesimin e gazetarëve në lidhje me këtë çështje, ka patur një sqarim zyrtar nga ana e klubit në të cilin thuhet: “Pasi jemi njohur me vendimin e drejtorit sportiv Eugent Zeka, në fillim e javës tjetër, të hënën ose të martën, do të mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i klubit për ta marrë në shqyrtim atë dhe për të marrë vendimin e duhur, nëse do ta aprovojnë apo jo”.
Vetëm kaq kanë deklaruar zyrtarët e lartë të klubit shkodran. Nuk përjashtohet mundësia që Zekës t’i kërkohet ta mbajë sërish atë detyrë apo dhe të kalojë në ndonjë pozicion tjetër por mbase edhe ta miratojnë largimin përfundimtar të tij nga klubi. Gjithsesi, deri nga fillimi i javës tjetër duhet pritur.
© shkodrasport.com