Sfida e se premtes ne mes Vllaznise dhe Tiranes po vleresohet maksimalisht ne kampin kuqeblu. Dhe kjo jo per emrin e kundershtarit sesa per faktin qe eshte ndeshja e pare e ketij viti dhe nje start i mbare do te ishte nje plus per vazhdimesine e ekipit kuqeblu si ne kupe ashtu edhe ne kampionat.

Duke e vleresuar maksimalisht kete ndeshje, drejtuesit e klubit nderkohe kane marre edhe nje tjeter vendim shume te rendesishem: Uljen ne menyre te ndjeshme te çmimit te biletave per gjysmen e stadiumit.

Ne fakt ideja ka qene per t’i hapur fare tribunat C dhe D, por per efekt te prerjes se biletave eshte vendosur qe çmimi i tyre te jete shume simbolik, vetem 1 mije leke te vjetra. Padyshim qe nje vendim i tille eshte per t’u pergezuar, per me teper para nje ndeshje te tille si kjo me Tiranen.

Tifozet duket se do te kene nje organizim te veçante per kete takim dhe natyrisht qe edhe kjo ulje e ndjeshme e çmimit te biletave do ta shtoje numrin e tyre. Nderkohe duhet thene se çmimet e biletave per tribunen kryesore, do te vazhdojne te jene te njejta, 10 dhe 15 mije leke ne vendet VIP./www.shkodrasport.com/