Shkodrës dhe Klubit Shumësportësh Vllaznia I shtohet edhe një sport tjetër. Bëhet fjalë për sportin e taekondosë që futet në artet marciale. Disa shkodranë kishin kohë që ushtronin këtë sport por vetëm në Tiranë sepse në qytetin e tyre nuk kishte një ekip. Megjithatë tashmë kjo është bërë realitet. Për të bërë prezantimin e trajnerit të ri të Vllaznisë dhe të prioriteteve të punës së tij, kishte mbërritur nga Tirana drejtori teknik I Federatës Shqido taekondosë, Bujar Caushi. Në një prononcim për gazetën www.shkodrasport.com, ai është shprehur: “Federata jonë e taekondo ITF, ka 20 ekipe në mbarë Shqipërinë dhe sot po hapim edhe ekipin e Vllaznisë. Dua të falenderoj Jozefin Nikën që mori përsipër detyrën e trajnerit dhe besoj se ai ka se çfarë t’i japë me përvojën e tij teksa ka korrur jo pak suksese duke u shpallur edhe kampion i vendit”.Ndërkohë, krijimi I ekipit të Vllaznisë ka nisur nga gjetja e trajnerit. Ai është Jozefin Hila I cili vetë është kampion në këtë sport dhe premton se do të nxjerrë edhe sportistë të tjerë kampionë. Arteve marciale në Shkodër kësisoj I shtohet edhe një sport tjetër, ai I taekondosë. Shpresat janë për të na dhuruar të tjerë kampionë dhe në fakt ky qytet e ka traditë nxjerrjen e kampionëve.
© shkodrasport.com