Luajtja e ndeshjes së sotme në Korçë në mes Vllaznisë dhe Skënderbeut sigurisht që nga të gjithë konsiderohet si një mundësi e mirë e korçarëve për të arritur një tjetër fitore. Madje, edhe nga kompanitë e basteve kjo gjë konsiderohet e sigurtë. Një fitore e mundshme e Skënderbeut është kuotuar me një koefiçent shumë të ulët, vetëm 1.40.

Sakaq, fitorja e Vllaznisë nga lottosport është kuotuar 8.15 ndërsa barazimi i këtyre dy skuadrave është kuotuar në 4.00. Pikërisht këto koefiçente tregojnë qartë se kuqeblutë e trajnerit Gjoka nuk konsiderohen aspak favoritë, madje as për barazim në këtë përballje. Megjithatë fusha e lojës shpeshherë ka dhuruar edhe surpriza dhe ne shpresojmë që të ndodhë kështu pasditen e sotme.
© shkodrasport.com