Ndeshja e sotme në stadiumin “Roza Haxhiu” ka një rëndësi të madhe megjithatë kompanitë e basteve favorizojnë Vllazninë për fitoren e kësaj ndeshje.

“2”- shi i sotëm është vlerësuar me koefiçentin 2.3 në favor të kuqebluve, ndërsa “1”-shi i Lushnjës është vlerësuar me koefiçentin 3. Sakaq barazimi është vlerësuar me koefiçentin 3.15.

Këto janë koefiçentët që ka vendosur kompania “Lottosport”. Natyrisht që vlerësime të tilla nganjëherë dhe nuk vlejnë megjithatë ka raste që edhe qëndrojnë.

Po sipas kësaj kompanie, Kukësi favorizohet për fitoren ndaj Kamzës me koefiçentin 1.45, ndërsa fitorja e Partizanit ndaj Laçit është vlerësuar me koefiçentin 1.75, ndërsa e Teutës ndaj Luftëtarit 1.90.
www.shkodrasport.com