Në ndeshjen që Luftëtari dhe Ventspils po zhvillojnë në Elbasan Arena, ka pasur edhe luhatje të frikshme të koeficentëve. Para ndeshjes, fitorja e Luftëtarit kuotohej 2.2, barazimi me 3.6, ndërsa fitorja e Ventspils me 2.75.

Por, në minutën e 14-të, ishte fitorja e Luftëtarit që kuotohej me koeficientin 4, dhe ajo e Ventspils me 1.5, ndërkohë që ata që po sulmonin ishin bluzinjtë.

Ndërkaq, kur rezultati ishte i barabartë, 1-1 me gola në minutën e 45+6’, fitorja e Ventspils kuotohej po me 1.5, ndërsa ajo e Luftëtarit me 6.

Ndërkohë, koeficiente të dyshimta ka pasur edhe në momentin kur Luftëtari përmbysi në 3-2 rezultatin. Shënonte minuta e 88-të, dhe fitorja e Luftëtarit kuotohej 2.05, ndërsa barazimi, të cilit i duhej edhe një gol të vinte për pak minuta, kuotohej 1.83.

Gjithashtu, që goli i gjashtë shënohej në ato pak minuta, nga ekipi i Ventspils, kuotohej vetëm me 1.66