FC Barcelona do të ketë një rreshtim të ri nën drejtimin e trajnerit, Ronald Koeman.

“Mundo Deportivo” shkruan se trajneri holandez do ta rreshtojë skuadrën në formacionin 4-2-3-1.

Koeman do të mundohet ta gjejë pozicionin ideal për Messin, si sulmues në krahun e djathtë, ndërsa është në kërkim për një sulmues qendror pas largimit të Suarez.

“Ylli” i Olympique Lyon, Memphis Depay është favorit për të zëvendësuar uruguaianin në qendër të sulmit katalanas.