Ekipet e Superiores dhe mbarë futbollit në vendin tonë kanë marrë pushimet dimërore. Kjo pasi kampionati do pushojë deri në datën 10 janar, ku pastaj do të rivijojë aktiviteti i zakonshëm.
Vllaznia po ashtu është një nga skuadrat që ka marrë pushimet gjatë kësaj periudhe. Me shkodranët që janë kthyer sot në fushën stërvitore në stërvitje. Nga sa mëson gazeta kuqeblutë nuk do e “teprojnë” me pushimet. Në mënyrë që të jenë sa më në formë dhe ritëm në vazhdimin e kampionatit në janar.
Po ashtu mësohet se faza përgatitore me shumë mundësi do të zhvillohet brenda rajonit të Ballkanit, pasi janë prishur planet për në Dubai, ku drejtuesit synonin fillimisht të dërgonin ekipin për fazën dimërore.
Koha e pamjaftueshme ne dispozicion, e ben te pamundur kete gje dhe e vetmja zgjidhje mund te jete nje jave stervitje ne Ulqin ne ditet e para te janarit, ngaqe me date 11 do te jete sfida ndaj Tiranes.