Për të mbërritur deri në këtë pikë, ku futbollistët shqiptarë po kthehen në protagonist të një kampionati si Bundesliga, kjo tregon sesa ka punuar koha në favorin tonë.

Më parë kuqezinjtë që luanin në elitën e futbollit europian numëroheshin me gishtat e dorës, por tashmë historia ka ndryshuar. Jo vetëm që janë të shumtë në numër, por bëjnë edhe diferencën në fushën e lojës. Vetëm imagjinojeni, me një klubi me histori si Werder Bremen, Milot Rashica konsiderohet si një yll i skuadrës.

Tërësisht e merituar dhe një arritje për futbollin tonë. Trajneri Kohfeld ka pasur vlerësime për Rashicën, pasi ky i fundit u aktivizua nga minuta e parë ndaj Dusseforld. “Me topin në këmbë, Miloti është futbollisti që bën diferencën në çdo ndeshje të Bundesligës.

Ndoshta jo në 10 takime rresht, por mund të bazohesh tek ai. Lojtarët që luajnë përpara, duhet të mendojnë edhe për mbrojtjen. Ndoshta nuk mund të jesh lojtari më i mirë që të mbrosh, por duhet të gjendesh atje”, u shpreh trajneri i Werderit. /Shqiperia.ch/