Koha ikën shpejt. Tashmë të gjithë nuk e kujtojnë ditën kur Orges Shehi erdhi në krye të Tiranës. 27 janar 2021. Kanëkaluar më shumë se një vit e tetë muaj dhe Shehi është trajneri më jetëgjatë i epokës “Halili”.
Për statistikë, Shehi në sfidën me Partizanin shënon ndeshjen e 70 si trajneri i bardhebluve. Me Teutën ishte ndeshja e 69-të. Në këto një vite e tetë muaj, Shehi ka grumbulluar 38 fitore, 14 barazime dhe 17 humbje. Golavarazhi është 120:62, duke fituar një titull kampion me Tiranën.
Në Superiore janë 61 ndeshje, 119 pikë të grumbulluara dhe një mesatare prej 1,95 pikësh. Shehi gjithashtu ka thyer rekordin e Maganit për jetëgjatësinë në stol dhe shumë shpejt do të kalojë 600 ditët në krye të bardhebluve.
Në këtë moment që flasim Orges Shehi ka në karrierën e tij 127 ndeshje si trajner. Veç Tiranës, Shehi më parë ka drejtuar Skënderbeundhe Kukësin, ku ka fituar edhe një Superkupë të Shqipërisë.
Kujtojmë që Shehi është një nga lojtarët që ka fituar më shumënë karrierën e tij në kampionatin shqiptar.