Trajneri I Vllaznisë Rudi Vata dje ka festuar ditëlindjen. Ai ka mbushur 43 vjeç dhe kuptohet që ka festuar bashkë me stafin e tij dhe futbollistët në Ulqin , aty ku janë të grumbulluar. Ky përvjetor I lindjes së tij vjen në një moment  kur ai ndodhet larg familjes së tij të cilën e ka në Skoci. Por ai ka zgjedhur të punojë me Vllazninë, skuadrën e qytetit të tij duke sakrifikuar jo pak për familjen. Megjithatë një ditëlindje e festuar si ajo e mbrëmshmja në Ulqin, sërish ka emocionet e veta. Me këtë rast edhe gazeta online www.shkodrasport.com, i uron Vatës edhe 100 vite të tjera të lumtura.

Tek Vllaznia kësisoj është kohë ditëlindjesh. Dy ditë më parë e kishte Smajli, dje trajneri Vata ndërsa sot është Shën Valentini. Për fat të keq, futbollistët dhe stafi I Vllaznisë me shumë mundësi nuk do ta festojnë me të dashurit e tyre ngaqë ata janë të grumbulluar në Ulqin.

www.shkodrasport.com