Që nga dita e djeshme tek Vllaznia ka nisur puna për rinovimin e kontratave të futbollistëve të saj. Administratori Lici dhe drejtori sportiv Firat janë ulur në bisedime me disa nga titullarët e ekipit.
Dy drejtuesit e lartë të klubit shkodran në daljet e tyre publike e kanë bërë të qartë se buxheti për sezonin e ri do të jetë më i ulët ngaqë skuadra e parë ka rënë nga Superliga.
Rrjedhimisht edhe kontratat e larta do të ulen. Kjo gjë u është bërë e ditur pikërisht atyre futbollistëve që i kanë patur kontratat e larta dhe deri diku është gjetur mirëkuptimi.
Megjithatë, ka edhe nga ato futbollistë që pretendojnë më shumë por gjithsesi do jenë bisedimet edhe në ditët e ardhshme që do të sqarojnë gjithçka në këtë drejtim.
E rëndësishme është se Vllaznia e sezonit të ri tashmë ka nisur të marrë formë dhe shumë shpejt do të bëhet publike edhe lista e 25 lojtarëve që ko marrin përsipër ringjitjen e kësaj skuadre në Superligë.
© shkodrasport.com