Teksa sezoni ka përfunduar dhe skuadrat janë në një periudhë pushimi sa i përket kampionatit shqiptar, futbollistët rishohin vendimet e tyre për të bërë llogaritë e së ardhmes.
Një tjetër futbollist që do të largohet nga Skënderbeu përveç Lilajt, është edhe Shend Kelmendi.
Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, sulmuesi anësor ka arritur marrëveshjen me Llapin.
Në sezonin që lamë pas Kelmendi ka luajtur për Trepçën, ndërsa me mbarimin e huazimit, ai nuk zgjedhur rikthimin te Skënderbeu.
Ende nuk bëhet e ditur nëse flitet për një largim përfundimtar të sulmuesit nga korçarët apo për një tjetër huazim, gjithsesi ai nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm./vipsport/