Nga Endri ÇINARI
Vllaznia e mbylli javën e 8-të të Superiores me një barazim në shifrat 0-0 kundër Elbasanit. Ku ndoshta shkodranët mund të kërkonin më tepër duke parë edhe rastet e shumta që krijuan. Ku duhet theksuar goditja e 4 shtyllave nga ana e kuqebluve që ndoshta ishin disi të pafatë kundër verdhebluve.
Por patjetër çdo pikë është e rëndësishme sidomos kur vjen edhe ndaj kundërshtarëve seriozë të sezonit siç është Elbasani. Me këtë barazim Vllaznia qëndron në vendin e 2-të të renditjes. Ku pas 8 raundeve të para ka grumbulluar 14 pikë, 1 më pak se vendi i parë që momentalisht mbahet nga Partizani. Pas 8 javëve shkodranët kanë pësuar dy humbje.
Dy humbje që kanë të përbashkëta mes tyre, kjo pasi të dy disfatat kanë ardhur në transfertë. Fillimisht në javën e 3-të kundër Skënderbeut në Korçë në shifrat 1-0 dhe ajo e javës së 7-të kundër Dinamos në Elbasan me rezultatin 2-1. Por ajo çfarë është koicidencë në këto humbje është ndëshkimi me karton të kuq të lojtarëve kuqeblu.
Në ndeshjen e Korçës ishte Dodaj që doli me të kuqe nga fusha që në minutën e 26-të. Po ashtu në Elbasan kundër Dinamos ishte Sala ai që la fushën pas dy të verdhave. Pra, në të dy disfatat e këtij sezoni Vllaznia ka qenë me një futbollist më pak në fushë. Duke treguar në një farë mënyre që me 11 lojtarë në fushë, kuqeblutë nuk janë mposhtur asnjëherë./www.shkodrasport.com/