TERSI TIRANA- Për Vllazninë, Josa është trajneri i tretë i sezonit. Nga ana tjetër, për ata që nuk e dinë, humbja me Tiranën këtë sezon i ka shkarkuar për herë të dytë trajnerin.

Në fillim pas humbjes me Tiranën në Shkodër në fazën e tretë u largua Brdariç. Tani është Plori që e pëson nga humbja me bardheblutë.

HAKMARRJA- Mirel Josa shkarkohet nga Laçi dhe emërohet Shpëtim Duro. Gjithçka ndodhi pak javë më parë. Ama tani Mireli ka mundësinë që të hakmerret menjëherë ndaj kurbinasve.

I emëruar në krye të Vllaznisë, Josa ka shansin që të fitojë Kupën e Shqipërisë kundër Laçit, duke drejtuar Vllazninë dhe të tregojë se te kurbinasit kanë gabuar.