Ka disa të dhëna, të cilat mund të duken edhe të frikshme, kur i shikon me vëmendje. Shumë ndodhi, të cilat zunë vend në vitin e largët 2002, kur edhe Brazili fitoi Kupën e Botës për herë të fundit, kanë ndodhur edhe këtë sezon.
Këto koincidenca të frikshme, mund të jenë një ogur i mirë për ekipin e Tites, që ndoshta tregojnë se mund të shpallet kampion në Rusi.
Është gazetari Andi Deçka i Supersport, që në një postim në Facebook, tregon disa fakte të vitit 2002, të cilat me shumë mundësi lidhen edhe me një fitore të Brazilit në këtë Kupë Bote.
POSTIMI I PLOTË
Këto statistikat mu deshën vetëm pesë minuta për t’i nxjerrë! Kjo është thjesht si kundërpeshë për të gjithë ata tifozë anglez që kapen pas ca statistikave në një vit të veçantë si ai 1966.
Unë analizova vitin 2002 dhe mund te kem gjetur minimalisht nja 10 pika të përbashkëta në futbollin europian që përkojnë me fituesen e kupës së botës në një vit të caktuar. Statistikat janë si më poshtë:
2002 Juventus fiton titullin ne Itali, sërish dhe këtë vit
2002 Real Madrid e mbyll i treti në La Liga, sërish dhe këtë vit
2002 Koln bie nga Bundesliga, sërish dhe këtë vit
2002 Metz bie nga Liga Parë Franceze, sërish dhe këtë vit
2002 Real fiton Champions League me golin e fitores që shënohet fluturimthi nga Zidane, 2018 Reali fiton Champions me golin e fitores që realizohet fluturimthi nga Bale
2002 Las Palmas bie nga La Liga ne Spanjë, sërish dhe këtë vit
2002 Gallatasarait kampion, Fenerbahçe nënkampione, tafarel portier i gallates, aktualisht trajner portierësh te Gallata.
2002 Sparta Roterdam bie nga eredivisie, sërish dhe këtë vit
2002 Lokomotiva e Moskës kampione, CSKA nënkampione, 2017/2018 njësoj
me pak fjalë sipas këtyre statistikave të mia duhet të fitojë Brazili!
Qëllimi ishte për të treguar se në çdo vit të veçante mund te gjesh te përbashkëta me një vit te caktuar kur një skuadër kombëtare ka fituar një titull botëror.