Pragsfida kundër Mançester Junajtid ka nisur me një aksion policor, fare pranë një prej hyrjeve të stadiumit bardhezi.
Me sa duket, të shesësh panine nuk është aq fitimprurëse sa të shesësh edhe kokainë dhe një 41-vjeçar e ka pësuar dje.
Në një kontroll të karabinierisë te një prej shitësve ambulantë, brenda shumë asortimenteve janë gjetur edhe 250 gramë kokainë të ndara në bustina të vogla, gati për shitje.
Pas arrestimit në flagrancë, policia ka urdhëruar edhe kontrollin e banesës së personit të prangosur, në të cilën është gjetur një laborator:
650 gramë kokainë e ndarë në bustina, 25.5 kilogramë hashash, 31 mijë euro kesh, si dhe disa para të falsifikuara.