Për të disatën herë edhe sot, Alen Sherri bindi sërish. Nëse Vllaznia ka marrë një pikë ndaj Partizanit në sfidën e pasdites në “Loro Boriçi” meritën më të madhe padyshim që e ka 20 vjeçari i portës.
Në dy-tre momente të pjesës së dytë ai është bërë shpëtimtari i skuadrës kuqeblu.
Sidomos në atë të minutës së 57-të kur i vetëm përballë Bardhit, arriti ta ndalonte futbollistin e Partizanit që t’i shënonte.
Një paraqitje prej së cilës ka marrë edhe duartrokitjet e publikut. Megjithatë Aleni ka ende për t’u përmirësuar.
Daljet nga porta apo dhe ndonjë rivënie jo si duhet nga zona e tij, janë gjërat që duhen korigjuar.
Trajneri i portierëve të Vllaznisë Alfred Osmani me siguri që do të punojë fort me të në këtë drejtim për t’i rregulluar edhe këto gjëra.
Sherri dalëngadalë po krijon fizionominë e një portieri të zot. Në shtatë ndeshjet e fundit, kuqeblutë kanë pësuar vetëm 1 gol.
Rrjedhimisht edhe Sherri. Sa për meritë të tij, aq edhe të mbrojtjes por edhe të gjithë skuadrës që në manovrën mbrojtëse, po bën mirë.
© shkodrasport.com