Ka startuar sot Turi Çiklistik i Shqiperise per te rinj dhe ekipi i Vllaznise i ka bere nje nisje te mrekullueshme duke fituar etapen e pare edhe si individ edhe si ekip.

Kjo etape ka patur itinerarin Elbasan- Pogradec, 85 kilometra e gjate. Pas 35 kilometrash pedalim ne grup, dy çiklistet e Vllaznise Bruno Kola dhe Astrit Kronaj jane shkeputur nga te tjeret dhe per 50 kilometra kane ecur te vetem dhe duke ndare vendin e pare dhe te dyte ne finishin e Pogradecit.

Ne vend te trete eshte renditur çiklisti i Skenderbeut Ilia Çota me nje diference prej 3 minutash e gjysem nga dy shkodranet.

Edhe si ekip Vllaznia eshte renditur e para me nje diference prej gati 7 minutash me Skenderbeun e vendit te dyte.

Pas perfundimit te gares se sotme, fituesi i saj Bruno Kola eshte shprehur i kenaqur per suksesin e arritur.

Neser zhvillohet etapa e dyte e Turit Çiklistik te Shqiperise, ajo me itinerar Pogradec- Korçe ku çiklistet e Vllaznise do tentojne serish suksesin.
www.shkodrasport.com