Pasi realizuan me suksesin misionin mbijetesë, në Shijak nuk kanë marrë ende një vendim se çfarë do të bëhet me stafin teknik, por gjithashtu edhe me ata lojtarë që janë në dilemë për të qëndruar. Shumica e futbollistëve janë në kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që konfirmohet se vetëm mesfushori Adnard Mehmeti është huazuar së fundmi te Partizani.
Sipas “Panorama Sport” drejtuesit shijakas kanë në tavolinën e punës disa kandidatë për trajnerë, por ende nuk mund të thuhet se kanë vendosur apo kanë avancuar në bisedime.
Gjithsesi, ka një listë dëshirash dhe me disa prej tyre ka pasur edhe bisedime fillestare. Burime të gazetës tregojnë se preferohet trajneri italian që shpalli kampion Partizanin, Xhovani Kolela, i cili mund të vijë në Shija bashkë me ishdrejtorin e kuq, Elton Marini.
Gjithashtu, kandidat potencial është edhe shkodrani Armando Cungu. Ky i fundit ka disa oferta keto kohet e fundit por ende nuk e ka vendosur se ku do ta vazhdoje punen.
Por kandidate per pankinen e Erzenit konsiderohen edhe vlonjati Gentian Mezani dhe elbasanasi Gentian Stojku. Megjithatë, në klub nuk e përjashtojnë mundësinë që trajner të rikonfirmohet Alfred Deliallisi, i cili mbylli sezonin në krye të pankinës pas largimit të Xhevahir Kapllanit. Në ditët e ardhshme pritet të bëhet një mbledhje për vazhdimësinë.