Xhovani Kolela dhe Apolonia e nisin me humbje debutimin në Superiore, pikërisht në një transfertë si kjo me shkodranët. Një disfatë me dy gola të pësuar, pas një pjesë të parë të interpretuar mirë nga fierakët.
Por, vetëm kaq, ndërsa trajneri italian, Kolela, për “Supersport” pas ndeshjes ka pohuar: “Nuk e prisja kështu. Pak e prisja, por kemi një skuadër të re në moshë, nuk kam çfarë të them për Vllazninë e cila e meritoi plotësisht fitoren.
Ishte çështje emocionesh, mendoj se goli e çliroi skuadrën nga pesha e debutimit dhe është e vërtetë që kemi bërë diçka më mirë pas golit. Por nuk kemi gjuajtur në portë, mendoj se kur humbet me meritë në këtë mënyrë, duhet të rrish urtë dhe të shkosh në shtëpi”.
Synimet
“Nuk mund të jap një mendim për ekipin në ndeshjen e parë. Kemi bërë keq të gjithë, nuk kemi bërë asgjë nga ajo për të cilën punojmë. Mendoj se janë emocioent e debutimit, është herët për të thënë se çfarë mund të bëjë një skuadër apo tjetër. Mua më interesojnë lojtarët e mi, duhet të shkojmë të punojmë”.
Analiza
“Mendoj se kampionati shqiptar është i një niveli të lartë dhe Vllaznia e tregoi, nuk mendoj se është cilësuar mes favoritëve, por është një skuadër e mirë, është një kampionat i mire, ndaj është në rritje”, – tha Kolela pas ndeshjes në Shkodër./Vipsport/