Xhovani Kolela luan sot në 19:00 provën gjenerale të radhës për skuadrën e tij, pas një ecurie të dobët, e ndalur me një fitore ndaj Bylisit. Ditën e djeshme trajneri i Partizanit foli për mediat, ku tregoi rreth forcës së Partizanit të këtij viti, kohës që afrimet e janarit duan dhe mungesave, duke konfirmuar vetëm Sotën. Nuk mund të mungonte një koment i shkurtër për Sembenen, të cilin e ka dërguar tek ekipi U-21. Trajneri e konsideron Erzenin një rival shumë të fortë.

Sigurisht, Erzeni është një skuadër shumë e mirë, sepse kanë vetëm tri pikë më pak se ne dhe nuk ka diferenca të mëdha mes tyre dhe nesh. Ndeshja e fundit ndaj tyre ishte pak a shumë karamboleske. Sigurisht do të kërkojmë të arrijmë fitoren e parë ndaj tyre.

Absolutisht që po. Jemi shumë afër në klasifikim dhe mendoj se janë të gjitha përballje direkte. Erzenin e konsideroj si të gjithë kundërshtarët e tjerë në kampionat, Tiranën dhe Vllazninë.

Sa i takon skuadrës, pas largimeve të lojtarëve, duhet të them se tani kemi më shumë alternativa në sulm, ndaj me të drejtë mund t’i shfrytëzojmë këto alternativa që kemi. Dikush mund të jetë nesër, dikush tjetër në një tjetër ndeshje. Ndaj mendoj se kanë qenë spunto pozitive”- eshte shprehur Kolela.