Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka folur sot para ndeshjes ndaj Vllaznisë për ”Panorama Sport”, duke treguar se si po përjetohet në kampin e kuq vigjilja e sfidës pas atij suksesi në derbi.
“Ka tre pikë diferencë me Vllazninë dhe Partizani nuk ka as avantazhe dhe as disavantazhe. Janë 7 skuadra në 6 pikë.
Vllaznia është një skuadër e mirë me shumë cilësi ndaj nuk ka pikë të dobëta.
Nuk është se kemi vuajtur vetëm kundër Vllaznisë, edhe ndaj Laçit. Është një problem që kemi pyetur veten disa herë dhe që jemi munduar të përmirësohemi, por nuk ka një arsye të vetme që bën mirë apo bën keq.
Pikët e lëna me të dobëtat? Cilat janë skuadrat e forta dhe të dobëta?! Të gjithë po vuajnë me to. Meqë jemi brenda 6 pikësh pak a shumë, do të thotë të gjithë pak a shumë kanë pasur rrugëtimin tonë. Jemi të gjithë aty, Ndaj do të thotë që të gjithë kanë ecur në të njëjtën mënyrë.
Tirana për shembull ka humbur 2-3 herë me të fundit në klasifikim. Janë gjëra që ndodhim dhe pikë, ndërsa ka momente që bën mirë. Pastaj kjo puna e skuadrave më të forta e të dobëta, në këtë kampionat nuk pranohet kjo shprehje. Kukësi fitoi sot dhe është 6 pikë pas nesh”, tha ndër të tjera Kolela.