Ndeshjet e kombëtareve po kthehen gjithnjë e më shumë në një makth për skuadrën e Barcelonë, e cila po sheh se si me radhë futbollistët po dëmtohen duke rrezikuar një seri shumë të rëndësishme ndeshjesh në kampionat dhe Europë.

Pas Kunde, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes së djeshme të Francës dhe Depaj në atë të Holandës, duke u detyruar që të kthehen para kohe në Barcelonë, klubi katalanas ka parë sot të dëmtohet edhe mbrojtësi Arauho me Uruguain.

Ai ishte titullar në sfidën miqësore ndaj Iranit që zhvillohet në Austri, por la fushën pas vetëm 40 sekondash, pasi ndjeu probleme muskulore.

Edhe ai pritet që të udhëtojë sa më shpejt drejt Barcelonës për të parë gjendjen fizike, duke alarmuar jo trajnerin Çavi i cili është informuar se edhe De Jong e Dembele kanë shfaqur probleme të vogla.