Kombëtarja shqiptare e boksit, me pesë sportistë në rradhët e tij, është nisur paraditen e së enjtes drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu I Artë” që zhvillohet këtë fundjavë në Shkup. Para nisjes, trajneri Zef Gjoni në një prononcim për “Shkodra Sport” është shprehur entuziast për një tjetër paraqitje positive të boksierëve edhe në këtë turne ndonëse ai do të jetë edhe më I fortë se “Adem Jashari” I Prishtinës ku morën pjesë javën e kaluar.
“Ky aktivitet që do të zhvillohet në Shkup pritet të jetë edhe më i fortë se ai i Kosovës sepse marrin pjesë më shumë shtete. Megjithatë, ne do të synojmë sërish tre vende të para, pse jo edhe më tepër. Jemi përgatitur për t’ia dalë me sukses edhe këtë herë dhe besoj se do tregojmë vlerat më të mira të boksit shqiptar”- ka thënë ai. Edhe boksieri Krenar Zeneli I cili përveç medaljes së artë në Kosovë, mori edhe kupën e boksierit më të mirë, ka bindjen se do të ketë sukses edhe në ndeshjet e Maqedonisë. “Unë pretendoj të arrij suksesin edhe në Maqedoni sepse jam i përgatitur për këtë gjë”- ka thënë ai. Në “Gongun e Artë”, ndeshjet e të cilit zhvillohen ditën e premte dhe të shtunë, Shqipëria do të marrë pjesë me 5 sportistë teksa përveç katër boksierëve që ishin në Prishtinë, Murjes, Zenelit, Kajoshit e Xhedikut, u është shtuar edhe Bekim Vjerdha I Vllaznisë I cili ka pretendimet e tij në peshën 81 kilogramë ku do të konkurrojë.
© shkodrasport.com