Kombëtarja shqiptare e femrave javën e ardhshme me datë 9 prill do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj Bosnjes së Hercegovinës në Zerica.
Trajneri i Kombëtares shqiptare të femrave, Armir Grima ka grumbulluar 20 lojtare ku 18 janë nga kampionati shqiptar i femrave dhe dy futbolliste janë pjesë e Mitrovicës.
Nga 18 lojtaret e kampionatit shqiptar, plot 10 jane te ekipit te Vllaznise dhe pikerisht futbollistet Rrahmani, Curraj, Bajraktari, Maliqi, Franja, Doçi, Levanaj, Zarka, Gjini dhe Lufo.
Grumbullimi do të fillojë ditën e nesërme për të kryer stërvitjen me dy seanca përpara udhëtimit drejt Zenicës për të kryer testin miqësor ndaj Bosnjes.
Kjo ndeshje është e para për skuadrën e trajnerit Grima pas muajit dhjetor ku mbyllën fushatën eliminatore për Kampionatin Europian, një fushatë eliminatore e sukseshme e cila tregoi përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit të femrave në Shqipëri.