Kombëtarja e vajzave do të luajë dy ndeshjet e radhës në Grupin 4 të Ligës B në UEFA Nations League ndaj Kroacisë. Takimi i parë është programuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 4 prill, ndërsa ndeshja e kthimit më 8 prill në “Sport Centre Rudes”. Të dyja sfidat do të luhen në orën 16:00.
Kombëtarja e femrave do të grumbullohet duke filluar nga dita e nesërme në Shkodër, ku do t’i jepet edhe dora e fundit përgatitjeve fillimisht për ndeshjen ndaj Kroacisë që do të luhet të premten e ardhshme.
Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara, duke ftuar 23 lojtare për këto dy përballje. Pjesë e kësaj liste janë edhe 5 futbolliste të Vllaznisë dhe pikërisht mbrojtëset Arbenita Curraj, Arbiona Bajraktari dhe Suzane Vuksani si dhe mesfushoret Ezmiralda Franja e Megi Doçi. Po ashtu pjesë e këtij grumbullimi janë edhe dy futbolliste shkodrane që luajnë me ekipet e tjera, pikërishta Alma Hilaj që luan në Itali dhe Armera Tukaj që luan në Turqi.
Më poshtë lista e plotë:
Portiere: Antigoni Hyska, Viona Rexhepi, Rajmonda Spahiu
Mbrojtëse: Arbenita Curraj, Suzane Vuksani, Leonora Dedgjonaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Alma Hilaj
Mesfushore: Mesuare Begallo, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Djellza Istrefaj, Mikaela Metalla
Sulmuese: Kristina Maksuti, Xhesika Ndoj, Florentina Kuqi, Klea Hamonikaj, Fortesa Berisha, Qëndresa Krasniqi, Valentina Troka, Erjona Emërllahu
Grumbullimi i vajzave do të nisë të dielën në Shkodër, aty ku ekipi do të përgatitet për ndeshjen e parë ndaj Kroacisë.
