Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka fituar sot me shifrat 5-0 ndaj Armenisë në kualifikueset e Botërorit dhe ka arritur të vendosë një rekord të ri në historinë e saj.
Kjo është fitorja më e thellë në ndeshje zyrtare në historinë e përfaqësueses shqiptare që kur ka filluar të marrë pjesë në garat kualifikuese në FIFA dhe UEFA, duke konfirmuar se ka bërë hapa para në shumë drejtime.
Kuptohet ajo eshte ende larg asaj qe duhet per te siguruar kualifikimin në fazën finale të një turneu madhor, megjithate progresi eshte i dukshem.
Nderkohe ne suksesin e sotem kane luajtur serish nje rol te rendesishem futbollistet e Vllaznise. Tre golave mbajne firmen e tyre, pikerisht dy te Doçit dhe nje i Lufos, nderkohe qe kemi edhe nje asist te Doçit tek goli i dyte.
SHQIPËRI-ARMENI 5-0
12’ , 43′ Doçi, 16’, 62′ Hamidi, 90′ Lufo