Pas fitores së fundit ndaj Qipros U-19, ekipi i Kombëtares së Shqipërisë U-19 i femrave do të luajë sot ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Turqisë.
Për këtë ndeshje, trajneri shkodran Kreshnik Krepi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësen e Vllaznisë, Matilda Gjergji, për shkak të dy kartonave të verdhë që ka marrë në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Qipros, duke humbur kështu ndeshjen e fundit ndaj Turqisë.
Kjo sfidë e tretë dhe e fundit ndaj rivaleve turke do të luhet ditën e sotme në ora 15:00, në kompleksin “Arslan Zeki Demirci Spor”.
Trajneri shkodran Kreshnik Krepi, në Kombëtaren U19 të femrave, ka grumbulluar edhe disa vajze shkodrane që luajnë me ekipe të ndryshme të Shkodrës, siç janë: Alda Blinishta, Matilda Gjergji, Matilda Tanushi, Suzana Vuksani, Iris Armoku, Fabiola Caka dhe Denada Avullija.
Aktualisht, Shqipëria gjendet në kuotën e 3 pikëve, teksa renditet në vendin e tretë, po aq sa Turqia, ndërsa në vendin e parë është Izraeli me 6 pikë, ndërsa Qipro në vendin e fundit me 0 pikë.
Maringlen ZHIVANI