Kombëtarja shqiptare e futbollit të fermave është mundur me rezultatin 1-0 nga Bosnje Hercegovina në ndeshjen miqësore, që u zhvillua sot në Zenica të Bosnjes.
Shqipëria e nisi me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Begallo, Morina, Doçi, Gjini, Maksuti, Franja. Siç shikohet, ne formacionin e pare ne kete ndeshje kane qene pese futbollistet e Vllaznise e pikerisht Bajraktari, Maliqi, Gjini, Franja e Doçi.
Perveç tyre, si titullare e ka nisur ndeshjen edhe futbollistja shkodrane e ekipit italian Florentia, Alma Hilaj. Skuadra e Vioresin Sinanit e mbylli pjesën e parë në barazim të bardhë 0-0, me një lojë të barabartë ku secila skuadër parti raste të mira për të shënuar.
Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar në minutën e 62-të nga Bosnja, me anë të Aleksiç, nga një goditje dënimi. Shqipëria nuk ka mundur të reagoje për të barazuar dhe kështu e mbylli takimin me humbje, por edhe me 10 veta, pasi u ndëshkua Morina në minutën e 69-të me karton të kuq.