Karlo Ançeloti ka refuzuar të marrë drejtimin e kombëtares italiane pavarësisht mundësisë për të qenë në krye të saj.
Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, trajneri i cili ka fituar 3 “Champions League”, nuk e ka pranuar këtë ofertë.
Një nga arsyet kryesore ësthë edhe oferta e ulët ekonomike që i është ofruar teknikut italian.
Megjithatë situata e vështirë dhe kaosi që ka përfshirë Federatën italiane, por edhe ofertat që pret Ançeloti, kanë ndikuar për të refuzuar ofertën e Italisë. /vipsport/