Kuqezinjtë do të luajnë më 20 nëntor një ndeshje miqësore me Uellsin, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare.
Kjo do të thotë se tifozët shqiptarë do të kenë mundësi të shohin nga afër yllin e Uellsit dhe Realit të Madridit, Gereth Bejl.
Shpresojmë që ai të jetë në këtë ndeshje testuese. Në kompeticionin e Ligës së Kombeve Shqipëria është në një grup me tre skuadra dhe ka përfituar për të luajtur ndeshje miqësore.
Ja dhe njoftimi zyrtar i FSHF-së:
Skuadra kombëtare e futbollit do të luajë miqësore me Uellsin në datë 20 nëntor, në “Elbasan Arena”.
Të dy federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në datën 20 nëntor.
Kujtojmë që në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eliminatore për grupin e saj në kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League),
por duke qenë se grupi është me tre skuadra ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin.