Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur ditën e sotme në Uells, teksa më datë pesë qershor, ditë e shtunë, do të luajë ndaj vendasve.
Kuqezinjtë do të kenë një mungesë për ndeshjen ndaj Uellsit duke qenë se Odise Roshi ka pësuar një tërheqje muskulore ditën e djeshme dhe pas vizitave mjekësore është vendosur të luhet pushim për këtë takim, por edhe për ndeshjen pasardhëse më datë tetë qershor ndaj Republikës së Çekisë.
Në këtë formë, fieraku nuk është së bashku me kuqezinjtë në Uells, ndërsa do të duhet të presë kohën e riaftësimit.
Sakaq, nën drejtimin e trajnerit Reja, kuqezinjtë do të zhvillojnë një seancë stërvitore të plotë në orën 17:30. /VipSport/