Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Edi Reja do të startojë ditën e sotme grumbullimin për të përgatitur dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, ndaj Bjellorusisë (në transfertë) dhe Lituanisë (në shtëpi),respektivisht në datat katër dhe shtatë shtatë shtator. Ndërkohë, ky grumbullim ka në brendësi dyshimet e tij të cilat lidhen me formën apo mungesën e futbollistëve.

Kështu, mbetet për t’u qartësuar gjendja e Marash Kumbullës. Trajneri Reja njoftoi në konferencë për shtyp se mbrojtësi u dëmtua, por tashmë do të ndiqet nga mjekët e kombëtares për ta parë sa është mundësia që 20-vjeçari të mund të aktivizohet në këto ndeshje. Nga ana tjetër është pasiguria lidhur me Lenjanin dhe Kamberin.

Dy futbollistët që aktivizohen në Zvicër kanë pengesa për të dalë nga vendi lidhur me situatën e COVID-19. Ndërkohë, për ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë, sulmuesi Broja nuk do të jetë në dispozicion të teknikut italian për shkak të një kartoni të kuq të marrë me Shqipërinë U19. Sakaq, për t’i dalë para të papriturave Reja ka thërritur në këtë grumbullim edhe Endri Çekiçin që aktivizohet me Ljubjanën në Slloveni, e madje ditën e djeshme realizoi edhe një gol. /VipSport/