Albion Marku me gjasë nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e turit të dytë të Europa League kundër Hapoel Beer Sheva.
Anësori i linjës së djathtë u dëmtua në ndeshjen e Kombëtares U-21 ndaj Andorës që përfundoi me shifrat 3-1 në favor tanëve.
Në minutën e 68-të u detyrua të dilte nga fusha i dëmtuar dhe kësisoj mundësia për të qenë në fushë për Laçin në ndeshjen e të enjtes së ardhshme është mjaft e vështirë.
Trajneri Armando Cungu po shqyrton opsionet dhe Dorian Kërçiku pritet të jetë lojtari që do të zëvendësojë 19 vjeçarin.
Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe i Partizanit është gati për të debutuar dhe një gjë e tillë duket se vjen në momentin më të mirë, pikërisht në një ndeshje të Europa League./newsport/