Në ndeshjet e javës së parë të kampionatit të ekipeve kombëtare rajonale të moshave, ka patur një përballje në mes 13 vjeçarëve të Zonës së Shkodrës dhe asaj të Durrësit.

Ndeshja është luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kombëtarja rajonale e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, fitoi 4-3 ndaj përfaqësueses se kësaj moshe të rajonit Durrës.

Ka patur gjatë gjithë ndeshjes një dominim nga ana e shkodranëve të cilët thelluan që në fillimin avantazhin.

Futbollistët Biba, Buliqi, Prenga e Jaku ishin golshënuesit e kombëtares rajonale të Shkodrës, ndërsa për durrsakët shënuan Kapllanaj Duro e Kulja.

Javën e ardhshme, do të luhen ndeshjet e javës së dytë të këtij kampionati dhe ekipet e Shkodrës do të jenë udhëtuese sipas kalendarit të përcaktuar nga FSHF.
www.shkodrasport.com