Alban Bushi ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjet Irlandën e Veriut dhe Islandën. Trajneri i Shpresave flet për lojën dhe thekson se duke bërë lojë të mirë do vijnë edhe golat. “Rëndësi ka që të krijojmë raste, nuk më shqetëson fakti që nuk po shënojmë shumë. Skuadra ka krijuar shumë raste në ndeshjet e fundit miqësore, ndaj jam i bindur se golat do të vijnë.

Dua lojë të mirë nga skuadra, synoj fitore në dy ndeshjet e radhës, në Irlandën e Veriut dhe në Islandë (31 gusht e 4 shtator)”. I pyetur ndërkohë për mosthirrjen e mesfushorit të Vllaznisë Ardit Krymi, trajneri Bushi ka dhënë këtë justifikim: “Na janë dëmtuar lojtarë të rëndësishëm, si Taulant Seferi, por nuk e kam grumbulluar Krymin sepse në pozicionin e tij kam lojtarë që kanë më shumë minuta se ai. Kjo nuk do të thotë se Krymi nuk është në planet e mia, e ka derën të hapur. Kam grumbulluar më të mirët, për momentin, por kemi edhe lojtarë të tjerë në vëzhgim”. Se kush ka minuta me shume sesa Krymi vetem Bushi e di. Mesfushori shkodran ka tre sezone qe eshte titullar i padiskutueshem tek Vllaznise megjithate kjo nuk e ka bindur dot trajnerin e kombetares Shpresa per ta thirrur ne grumbullimin e rradhes.

© shkodrasport.com