Kombëtarja e vajzave mbylli këtë të hënë grumbullimin 7-ditor në Ulqin të Malit të Zi. Një grumbullim rutinë, i organizuar nga stafi i ekipit Kombëtar, me qëllimin për të parë nga afër gjendjen fizike të futbollisteve kuqezi, si edhe për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të ekipit.

Trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima kishte ftuar në këtë grumbullim rutinë 22 lojtare, tre prej të cilave aktivizohen me klube jashtë vendit. Ekipi kombëtar ka pasur një javë mjaft intensive, me nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërkohë që ditën e djeshme ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Buduçnostit.

“Shkodra Sport” meson se kombetarja shqiptare e ka fituar kete ndeshje miqesore me rezultatin e paster 3-0. Trajneri Grima i ka aktivizuar te gjitha lojtaret qe ka patur ne dispozicion duke u dhene mundesine atyre te tregojne vlerat e tyre.

Goli i pare i kesaj miqesoreje eshte shenuar nga e zakonshmja Megi Doçi, ndersa pak minuta me vone ka shenuar Luçije Gjini dhe pjesa e pare eshte mbyllur ne kete menyre me rezultatin 2-0 ne favor te kombetares tone.

Ne pjesen e dyte nderkohe ka patur vend edhe per nje tjeter gol dhe interesant eshte fakti se ashtu si dy te paret, edhe kete here ai eshte shenuar nga nje tjeter futbolliste e Vllaznise, pikerisht Klaudia Borci. Ky eshte treguesi me i mire qe baza e kombetares eshte pikerisht ekipi shkodran.

Ekipi kombetar eshte kthyer sot ne Shqiperi dhe nderkohe fundjaven e ardhshme do te nisin ndeshjet e fazes se dyte te kampionatit te tij./SHKODRA-SPORT.COM/