Shqipëria do të mësojë në 7 dhjetor kundërshtarët e kualifikueseve për Botërorin Katar 2022. Kuqezinjtë ia dolën që të fitonin grupin në Ligën e Kombeve, duke rritur shpresat për një ndarje më të mirë në vazot e shortit.
Tej suksesit të fundit, kuqezinjtë janë renditur në vazon e katërt, çka do të thotë se do të kemi tre kundërshtarë më të fortë.
Kosova nga ana tjetër qëndron në vazon numër pesë. Si Shqipëria dhe Kosova kanë mbetur në vend numëro, duke mos rritur koeficientin e tyre për të pasur një short më të lehtë, duke lënë pas kundërshtarë më të fortë.
Në vazon e parë janë ekipe me peshë si Belgjika, Franca, Italia, Spanja e Gjermania, ndërsa befason Serbia me vazon e dytë. Shorti për grupet e kualifikueseve të Botërorit 2022 do të hidhet në Nyon të Zvicrës në datë 7 dhjetor, duke nisur nga ora 18:00./newsport/