Mbrëmjen e djeshme u mbyll java e 3-të e Superiores, ku Partizani, Skënderbeu dhe Dinamo ia dolën të koleksionojnë 3 pikët, ndërkohë në barazim u ndalën Egnatia me Tiranën dhe Laçi me Bylisin.

Tashmë Superiore i ka lënë skenën ndeshjeve të Kombëtares. Më 7 shtator kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës, ndërsa 3 ditë më pas do të presin në “Air Albania” ekipin e Gjeorgjisë.

Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, kampionati është në pauzë dhe ndeshjet e javës së 4-të të tij do të luhen më 11 shtator. Përballje mjaft interesante janë në program, ku spikat dueli mes Partizanit dhe Dinamos, takim që do të luhet në “Arenën e Demave”.

Interesant është edhe dueli mes Skënderbeut dhe Teutës, njëjtë edhe Vllaznia – Egnatia. Dy takimet e tjera të kësaj jave do të jenë edhe Elbasani –Laçi dhe Bylis – Tirana.