Thirrjet e futbollistëve të Akademisë Vllaznia në ekipet kombëtare të moshave vazhdojnë. Pas Ardit Krymit të grumbulluar me kombëtaren U-21 dhe të Enes Isufit me atë U-19, ditën e sotme ka ardhur një tjetër ftesë për dy futbollistë shkodranë. Bëhet jalë për Egzon Shimën dhe Samuel Asllanin. Ditën e nesërme ato do të jenë në grumbullim në Durrës për ndeshjen zyrtare që ky ekip do të luajë gjatë këtyre ditëve.

Kjo bëhet e ditur nga vetë klubi shkodran përmes një lajmi të publikuar në faqen e tij zyrtare. Nga lojtarët e grumbulluar, i pari ka qenë edhe më parë në këtë kombëtare ndërsa për Asllanin ky do të shënojë edhe debutimin e tij. Natyrisht që grumbullimi i këtyre dy futbollistëve nga Akademia Vllaznia është një tregues i mirë për vlerat që ato posedojnë ndonëse mund të kishte edhe ndonjë tjetër të grumbulluar. Kujtojmë se mbrojtësi Shima ka luajtur edhe me ekipin e 19 vjeçarëve të Vllaznisë në ndeshjen e parë të “UEFA Youth League” në Moldavi ndaj FC Zimbrus. Sakaq Asllani luan në rolin e sulmuesit të majtë dhe pritet t’i shfaqë vlerat e tij edhe në kombëtaren e kësaj moshe. E njejta gje edhe per Asllanin qe do te jape me te miren e tij per kombetaren kuqezi.

© shkodrasport.com