Shqipëria U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka arritur suksesin e rradhës në turneun “Roma Caput Mundi”.

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 ka mundur në ndeshjen e dytë përfaqësuesen e Greqisë me rezultatin e pastër 2-0.

Ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë, në të parën ka qenë Samuel Nezha ku ka ekzekutuar saktë nga pika e penalltisë dhe në pjesën e dytë ka vulosur fitoren Patrik Pasha me golin e shënuar.

Kombëtarja po bën mirë duke kërkuar suksesin e rradhës në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e enjte, C.R Lazio – Shqipëri.

I pranishëm gjatë ndeshjes, ka qenë edhe trajneri i përfaqësueses A, Christian Panucci, i cili ka vëzhguar futbollistët e rinj.

Kundër Greqisë përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa.

Siç shikohet, pjese e kesaj skuadre ne ndeshjen e sotme kane qene edhe dy futbolliste te Akademise Vllaznise, pikerisht kapiteni Enes Isufi dhe mbrojtesi tjeter Elmir Lekaj.

Keto janë rezultatet e deritanishme të Shqipërisë U-19 në këtë turne:

19 shkurt 2018 – Shqipëri 5-1 Maltë
20 shkurt 2018 – Shqipëri 2-0 Greqi

Ndeshja finale e turneut është parashikuar për tu zhvilluar në datën 23 shkurt në orën 10:30.