Vjen suksesi i parë i skuadrës së Bogdanit në turneun miqësor ne Itali. Kombëtarja shqiptare U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar ndeshjen e parë të turneut të përvitshëm “Roma Caput Mundi” me rezultatin e thellë 5-1.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-0, ku serinë e golave e hapi Drini Halili, ky i fundit shënoi dy gola sëbashku me Veriun dhe një gol Marku.
Një rezultat bindës për të nisur serinë prej tre takimesh. Kujtojmë që në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e Kupës, pasi mundi në finale Rumaninë U-19.
Ndërkaq, këtë edicion në aperturën e turneut, kundër Maltës përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Shala, Dragoshi, Ismajlgeci, IsufI (c), Plaka, Syla, Celhaka, Tuci, Marku (1 gol), Halili (2 gola) dhe Veriu (2 gola).
Siç shikohet edhe nga formacioni, kapiten i ekipit tone kombetar ne kete ndeshje ka qene futbollisti shkodran Enes Isufi.
Ndeshja tjetër e grupit, Lazio 3-0 Greqi, kjo është renditja pas ndeshjeve të para:
Shqipëria 3 pikë
Lazio 3 pikë
Greqia 0 pikë
Maltë 0 pikë
Të rinjtë e kombëtares do të zhvillojnë edhe dy ndeshje të planifikuara për këtë grup në turne:
Dita e dytë – 20 shkurt, ora 15.00
SHQIPËRI-GREQI
Dita e tretë – 22 shkurt, ora 15.00
C.R. LAZIO – SHQIPËRI
Ndeshja finale e turneut është parashikuar për tu zhvilluar në datën 23 shkurt në orën 10:30.