Në tre ndeshjet eliminatore që kombëtarja U-19 zhvilloi ditët e fundit, ka marrë tre rezultate negative. Megjithatë, brenda kombëtares kuqezi ka patur edhe elementë të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre.
Njëri nga ato ka qenë mbrojtësi shkodran i Skënderbeut Enes Isufi. 18 vjeçari ka qenë në të tre këto përballje nga 90 minuta në fushën e lojës.
Dhe jo vetem kaq por ka shfaqur një formë shumë të mirë duke qenë i sigurtë në ndërhyrjet e tij, i saktë në duelet me kundërshtarin por nuk kanë munguar as daljet në zonën kundërshtare në çdo goditje standarte sepse shquhet edhe për lojën në ajër.
Isufi çdo ditë e më shumë po konfirmohet si një futbollist me të ardhme dhe padyshim që ka një të ardhme shumë të mirë përpara.
© shkodrasport.com