Skuadra kombëtare U-20, e cila është në fokusin dhe drejtimin e trajnerit të ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Antalia (Turqi), më përfaqësuesen U-20 të Azerbajxhanit, përkatësisht në datat 21 dhe 26 janar. Sipas programit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, këto dy takime do të luhen, njëra në datë 21 dhe pesë ditë më vonë sfida e dytë në orën 18.00 (ora lokale). Për këtë grumbullim dhe për këto dy ndeshje trajneri i kësaj skuadre Alban Bushi ka grumbulluar futbollistë të datëlindjes: 1997, 1998 dhe 1999, brenda dhe jashtë vendit.
Më poshtë do të gjeni edhe listën e lojtarëve që trajneri ka thërritur për miqësoret me Azerbajxhanin në Antalia. Në këtë listë, shohim që është vetëm një futbollist nga Vllaznia, pikërisht Belajdi Pusi kur në fakt pritej që të kishte më shumë pjestarë të saj. Emri më i përfolur ka qenë ai i mbrojtësit të majtë Senad Hysenaj, apo ai i mbrojtësit të qendrës Enes Isufi ndërkohë që çudit mungesa në këtë listë e sulmuesit shkodran që luan në Slloveni Rubin Hebaj ndonëse e ka datëlindjen për të qenë pjesë e kësaj kombëtareje.
www.shkodrasport.com