Skuadra përfaqësuese U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar U-21 të Bosnjes, në datën 28 maj në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19.00.

Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF ka zyrtarizuar sot një sfidë të tillë në rakordim edhe me federatën e Bosnjes.

Po kështu ekipi përfaqësues U-21 i Shqipërisë nën drejtimin e Alban Bushit, në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor ka planifikuar më parë edhe dy ndeshje të tjera miqësore.

Respektivisht me datë 5 dhe 8 qershor në orën 19.00 po në “Elbasan Arena” me përfaqësuesen e Bjellorusisë.

Kështu, skuadra e Alban Bushit në harkun e rreth dy javëve do të ketë mundësinë e tre testeve miqësore, për të parë gjendjen e skuadrës, si dhe për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të lojtarëve potencialë të ekipit kombëtar U-21.