Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi paraditen e sotme përmes një konference për shtyp ka shpallur sot edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës eliminatore.
Ajo që të të bie në sy tek kjo listë, përveç dy futbollistëve shkodranë të Vllaznisë Alen Sherri e Ardit Krymi, janë edhe dy futbollistë të tjerë shkodranë pjesë e saj.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Laçit Abdurrahman Fangaj dhe te majtin e Teutes Esin Hakaj
Paraqitjet e mira te Fangajt me kurbinasit teksa është shndërruar në një nga pikat më të forta të tyre, ka bindur edhe stafin teknik të kësaj kombëtareje, për ta grumbulluar për ndeshjet e rradhës.
Ky është treguesi më i mirë i asaj se çfarë sjell këmbëngulja dhe puna e madhe në stërvitje.
I rritur tek Akademia Vllaznia, ai fillimisht u huazua tek Tërbuni për 6 muaj. Më pas u kthye në Shkodër ku duke mos gjetur hapësirat e duhura, u la i lirë dhe Fangaj përfundoi tek Laçi.
Skuadër në të cilën është shndërruar në titullar të padiskutueshëm. Tashmë është edhe pjesë e kombëtares U-21 dhe kjo është një tjetër arritje për këtë futbollist.
E njejta situate edhe me Hakajn. U largua nga Vllaznia per tek Partizani por aty nuk gjeti shume hapesira dhe veren qe shkoi kaloi tek Teuta.
Aty ku eshte shnderruar ne titullar dhe lojtarte rendesishem per durrsaket.
Grumbullimi me kombetaren e kesaj moshe do te jete nje nxitje me shume per te,per te bere gjera edhe me te mira ne te ardhmen.
© shkodrasport.com