Shqipëria U-21 ka barazuar 1 me 1 përballë Moldavisë U-21. Ndeshja miqësore u luajt në Vorë dhe u shënuan nga një gol për secilën pjesë. Te Shqipëria ishte Rashica që shënoi përmes penalltisë së fituar në pjesën e parë. Në të dytën ndërkohë miqtë barazuan disa minuta para fundit.

Në këtë takim debutuan plot 15 lojtarë për Shqipërinë U-21. Alban Bushi luajti kështu me një pjesë të madhe nga lojtarët që nuk ishin aktivizuar më parë nga Shpresat.

Maldini Kacurri, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Erjon Alij, Amin Tahiri, Mateo Çipi, Ledjo Tresa dhe portieri Anxhelo Sina debutuan nga minuta e parë. Dario Daka, Dion Ajvazi, Kevin Dodaj, Arlind Kurti, Elmedin Rama, Gent Elezaj dhe Endri Ismaili u aktivizuan si debutues në pjesën e dytë.

SHQIPËRI U21 1-1 MOLDAVI U21

10′ Rashica – 79′ Kostin